Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ditën e djeshme, në media ka qarkulluar një foto ku aktorja shihet në ambientet e spitalit, duke marrë ndihmën mjeksore. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Egla ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, duke u shprehur se është duke u rekuperuar nga rënia në studio. E një tjetër reagim ka ardhur prej saj në Instastory vetëm pak më parë duke iu drejtuar të gjithë atyre që shprehin pakënaqësi ndaj fitores së saj.
Unë nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla
Gjatë një interviste në Tapetin e Kuq pak para finales së madhe, ish-banorja Roza Lati është shprehur se nëse “BBV3” e fitonte Egla Ceno, Roza do të hidhej nga ballkoni. Një deklaratë, e cila u komentua shumë pas shpalljes së fituesit deri mbrëmjen e djeshme, ku në Post BBV3, Roza ka shpjeguar fjalët e saj: