Jo pak bujë bëri vrasja e Mehmet Qemës gjatë mbrëmjes së djeshme në kryeqytet. Ai u vra nga 28-vjeçari, Marius Dema me plumb në gjoks, për arsye të cilat nuk dihen ende.
E pikëlluar për këtë lajm, është shprehur edhe Baby G, e cila njihej me të ndjerin prej ish të dashurit të saj, Blerim Hoti, teksa ky i fundit është shpallur në kërkim për moskallëzim të ngjarjes.
Ndërkohë, këngëtarja bukuroshe postoi një foto të Qemës në Instagram, ku shprehej se nuk mund ta besonte këtë që ndodhi.
Nuk mund ta besoj! U prehsh në paqe, nuk kam fjalë!