Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.
Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Kënga e fundit e Don Xhonit titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe e këtij projekti muzikor ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. E duket se kjo këngë është pëlqyer menjëherë nga ndjekësit, pasi ka kaluar 1 muaj që prej publikimit dhe kënga deri më tani ka arritur plot 40 milionë klikime në platformën YouTube.
Pas ndarjes, modelja i ka pasur të shumta postimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, duke nisur nga dedikimet e në rastin më të fundit duke e ofenduar madje. Megjithatë, ditëve të fundit ku dukej se gjërat ishin qetësuar, pasi vetë Ariana kishte postuar në rrjete sociale të dashurin e saj të ri, një deklaratë shumë e fuqishme ka ardhur nga ana e ruses lidhur me marrëdhënien e tyre duke akuzuar artistin tonë se ka pasur sjellje agresive të cilat ai i konsideronte si diçka normale. Modelja gjithashtu shtoi se reperi ka probleme shëndetësore që vjen si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.