Ata janë padyshim dyshja më simpatike e showbiz-it shqiptar. E kemi fjalën për Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Një nga gjërat që fansat e tyre çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Çifti gëzon edhe dy fëmijë, vajzën Amel dhe djalin Duam.
Teksa Miriami ka qenë pak më e tërhequr nga lansimi i projekteve të reja, Albani duket se nuk po ka të ndalur me surprizat. Vetëm pak pasi lançoi projektin e fundit “Ndalma”, një bashkëpunim me reperin e njohur Lyrical Son, i cili pati shumë sukses, duket se nuk ka të ndalur. Para pak orësh, ai publikojë këngën më të re të titulluar “Isabel”.
Rikujtojmë se para pak kohësh Albani ka festuar 15 vjetorin e lidhjes me Miriamin. Dyshja janë një nga çiftet e showbiz-it shqiptar ku me postimet e tyre vërtet emocionuese, ata na kanë shfaqur gjithnjë pjesëza nga përditshmëria e tyre e mbushur me dashuri. Rikujtojmë se, Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Së fundmi kanë publikuar ‘Zemër përmbi zemër’.