Ylli televiziv Kim Kardashian ka treguar se nuk ka qenë kurrë në terapi këshilluese te psikologu sepse ka pasur miqtë e saj që e kanë këshilluar për gjithçka. Miliarderja po festonte ditëlindjen e saj të 43-të me miqtë më të afërt, duke përfshirë një grup që ajo e quajti, ‘të përjetshëm’, në Funke në Santa Monica në episodin e kësaj jave të serialit “The Kardashians”. 43-vjeçarja tha se:
Kështu që sonte, unë thjesht dua të festoj me vajzat e mia dhe mendoj se të gjithëve na duhet ndonjëherë. Kjo javë në veçanti, ka qenë një kaos i plotë. Sinqerisht, nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishin miqtë e mi. I kam miqtë më të mirë dhe ata janë super mbështetës. Mendoj se ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kam vizituar kurrë një psikolog, sepse kam miqtë më të mirë në të gjithë botën dhe ata do janë gjithçka për mua.
Kim ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit, publiku ishte shqetësuar për belin e saj tepër të hollë dhe kjo falë korseve që bukuroshja pëlqen të mbajë. Këtë herë fansat vunë re një gjë të pazakontë në fytyrën e saj. Ata dyshojnë se ylli ka problem me sytë, duke qenë se së fundmi gjithnjë e më shpesh po i mbulon me flokë. Në rrjetet sociale po përhapen teoritë se sytë e Kim janë jashtë proporcionit. Infermierja Carolyn Clark beson se nëna e katër fëmijëve vuan nga ptoza (rënia e qepallave) si pasojë e injektimeve të botoksit.
Kim ndërkaq nuk u shfaq në festën që u organizua pas ‘Met Gala’. 43 vjeçarja tërhoqi vëmendje në ngjarjen e madhe të modës me veshjen e saj. Vogue ndërkohë kishte publikur një video të Kim duke ‘luftuar’ për të marrë frymë teksa kishte të veshur korsenë e ngushtë ndërsa përgatitej për natën më të madhe të modës.
Por veshja nuk ishte ajo që e pengoi atë të merrte pjesë në festë. Kardashian e humbi këtë rast sepse mendon se nuk është një gjë që i bën përshtypje. Kim udhëtoi direkt në Evropë pasi do të merrte pjesë në Festivalin ‘OMR 2024’ në Hamburg, Gjermani, më 7 dhe 8 maj. “Unë shkova nga atje në avion. Fjeta në avion dhe ja ku jam”.-tregoi Kim.