Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka qetësi për Bill Cosby, tjetër padi ndaj komedianit!

Bill Cosby po përballet me një padi të re kundër tij nga një këngëtare që pretendon se komediani e drogoi dhe abuuzoi me të në fund të viteve 1980. Sipas dokumenteve të paraqitura, paditësja Morganne Picard akuzoi Cosby se e kishte ftuar në setin e shfaqjes së tij në 1987, kur ajo pretendoi se ai “i insistonte dhe e inkurajonte” atë të dehej. Picard gjithashtu pretendoi se ajo ishte abuuzuar pasi kishte pirë një pije nga Bill në shtëpinë e tij dhe më vonë u zgjua e zhveshur në një dhomë hoteli.

“Është zhgënjyese të shohësh se janë në gjendje të fitojnë para nga akuzat e rreme kundër Cosby,”-tha Andrew Wyatt, një përfaqësues i komedianit, në një deklaratë për PEOPLE. Rikujtojmë, se rreth një viti më parë Cosby në një intervistë për emisionin radiofonik “Now with Scott Spears” foli më shumë për planet e tij për t’u rikthyer në skenë me një turne komedi në 2023.

Po, do të jem në gjendje të bëj turne përsëri. Kur të dalë nga kjo, ndjej se do të jem në gjendje të performoj dhe të jem Bill Cosby që publiku im më njeh se jam. Vite më parë, ndoshta 10 vjet më parë, kuptova se ishte më mirë ta thosha pasi ta shkruaja.

Cosby është akuzuar nga dhjetëra gra për hedhje të pilulave në pijet e tyre dhe abuzuar me to ndërsa ishin pa ndjenja. Ai u dënua për sulm seksual në vitin 2018, por u lirua në vitin 2021 pasi dënimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë.