Celebrities Showbiz

Nuk ka qetësi për aktorin, Kevin Spacey akuzohet për sulm seksual ndaj tre meshkujve!

Aktori i njohur Kevin Spacey është akuzuar së fundmi për sulme seksuale ndaj tre meshkujve. Sipas njoftimit për shtyp të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës Britanike(CPS-së), dy nga sulmet e supozuara seksuale ndodhën në Londër në mars 2005, kundër një personi.

Akti i tretë i dyshuar i sulmit seksual ndodhi në gusht të vitit 2008 me një person tjetër. I njëjti person akuzoi Spacey-n se e bëri atë të angazhohej në aktivitet seksual pa pëlqim. Incidenti i katërt i supozuar i sulmit seksual ndodhi në prill 2013 në Gloucestershire, një qark rreth 100 milje në perëndim të Londrës.

Rosemary Ainslie, kreu i Divizionit të Posaçëm të Krimit të CPS, tha në një deklaratë se:

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës kujton të gjithë të shqetësuarit se procedimet penale kundër Spacey janë aktive dhe se ai ka të drejtën për një gjykim të drejtë.

Në nëntor 2017, Kevin u hoq nga roli i tij kryesor në ‘House of Cards’ pas akuzave për sulme seksuale dhe sjellje të pahijshme. Në vitin 2018, ai u përball me një akuzë të rëndë për sulm të pahijshëm, për të cilën ai u deklarua i pafajshëm. Akuza më vonë u hoq për shkak të “mosdisponueshmërisë së dëshmitarit ankues”, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga ‘E!News’.

Rikujtojmë, se aktori hollivudian u shpall i pafajshëm për akuzat seksuale të ngritura nga një vajzë e re. Ajo pretendonte se në vitin 2016 kur ishte 18-vjeçe, aktori e kishte ngacmuar në një klub nate në Los Angeles. Fituesi i çmimit “Oscar” është akuzuar gjithashtu nga më shumë se 30 meshkuj me të cilët ai ka pasur kontakt që nga fillimi i karrierës së tij.