Klea Huta nuk po kalon një periudhë të lehtë. Pas një udhëtimi të fundit në Ibiza, ku humbi valixhet dhe pësoi një lëndim gjatë zhytjes, ajo vazhdon të përballet me shqetësime shëndetësore. Mbrëmjen e kaluar, moderatori ndau një postim në rrjetet sociale ku tregon për vështirësitë që ka kaluar gjatë tre muajve të fundit.
Ajo shprehu se ndjehet sikur çdo gjë po shkon në mënyrë të keqe:
Këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, dhe tani Covid.
Klea përmendi se ka kaluar dy javë në izolim dhe ka përjetuar simptoma të rënda, përfshirë dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në postimin e saj, ajo theksoi se ka provuar shumë metoda për t’u ndier më mirë, duke përfshirë avull me gjethe dafine dhe ujë fiziologjik, por pa sukses.
E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë
Pavarësisht vështirësive, Klea vazhdon të mbetet e fortë dhe e përkushtuar për t’u rikthyer në formë. Fansat e saj e mbështesin dhe i dërgojnë urimet më të mira për shërim të shpejtë.