Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, Ava Max shpreh dëshirën për të vizituar plazhet e vendit tonë!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, së fundmi ka shprehur dëshirën për të ardhur me pushime në Shqipëri. Ylli i muzikës pop ka postuar në Instagram disa foto të plazheve të vendit tonë duke shkruar: “Dua të jem në Shqipëri në këtë moment”. Artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, nuk ka qenë kurrë për vizitë në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë para dy vitesh, Max kishte folur për dëshirën e madhe për ta vizituar vendin e saj.