Celebrities Gossip

Nuk ka më Sindi, Murati vetëm për Olën në “Për’puthen”!

Gjërat dukej se po ecnin mirë mes Muratit dhe Sindit, por çdo gjë ndryshoi me hyrjen e Olës në program. Që në takimin e parë mes saj dhe Muratit dukej qartazi afrimiteti mes të dyve.

Ata kanë vazhduar takimet me njëri-tjetrin dhe pikërisht sot në takimin e tretë, ai heq dorë përfundimisht nga Sindi dhe çdo vajzë tjetër aty duke u deklaruar vetëm për Olën. Kjo gjë shkaktoi mjaft emocione, megjithëse sërish kjo e fundit u shpreh se ende do të njohë edhe një djalë tjetër aty brenda dhe se nuk është e sigurt për të bërë një deklaratë:

Unë do dal dhe me një djalë tjetër. Nuk jam e pasigurt, por dua ti tregoj Muratit një anë tjetër të timen. Mund të dal me një mashkull tjetër, por mund dhe mos të dalë, mbetet për t’u parë.

Që në takimin e parë Sindi u shfaq mjaft e zhgënjyer me Muratin ku dhe e cilësoi si çunak që luajti me të.