Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka më rikthim, Chiara Ferragni dhe Fedez nxjerrin në shitje vilën e tyre në Como!

Dyshja e njohur italiane të cilët i kanë dhënë fund lidhjes së tyre Chiara Ferragni dhe Fedez kanë nxjerrë në shitje vilën e ëndrrave, “Villa Matilda” në Como. Kjo është rezidenca luksoze që çifti e kishte blerë pak më shumë se një vit më parë, për rreth 5 milionë euro. Ishte Selvaggia Lucarelli që gjeti reklamën e vendosur në internet, nga një agjenci imobiliare që mori përgjegjësinë për shitjen.

“Ëndrra e shtëpisë së madhe në Como, të blerë as një vit më parë nga familja Ferragnez ka dal në shitje. Vila është e aksesueshme nga liqeni”-ka shkruar gazetarja. Vila mësohet se i ka mbetur Fedez-it, i cili ka vendosur ta shesë. Në njoftimin e pasurive të paluajtshme që Lucarelli rishpërndau në profilin e tij në Instagram, thuhej:

Në mjedisin e mrekullueshëm të liqenit të Comos gjendet rezidenca luksoze, e projektuar nga arkitektët Filippo Fiora dhe Federico Sigali, e karakterizuar nga një stil klasik në harmoni të përsosur me thjeshtësinë. Pishina e pafundësisë, e krijuar për t’u integruar në hapësirën e parkut prej rreth një mijë metrash katrorë, e bën pronën ekskluzive, duke krijuar një atmosferë unike.

Vila, e cila mban emrin e qenit të Chiara Ferragni-t është rreth 400 metra katrorë, e sistemuar në dy nivele. Në katin përdhes ndodhet ambienti i ndenjes me dhomën e ngrënies, sallon, kuzhina, dhoma e gjumit dhe banjo. Nga këtu ju mund të hyni në liqen nëpërmjet një ure nëntokësore me zonë shërbimi. Në katin e sipërm ka tri dhoma gjumi dhe dy banja. Rezidenca ka edhe një park prej rreth 1000 metrash katrorë.