Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka fund drama Fero-Arbenita! Mesa duket kujdestaria nuk i është dhënë ende Feros?

Çështja e kujdestarisë së vajzës mes Feronit Shabanit, i njohur si Fero, dhe ish-gruas së tij, Arbenita Ismajli, vazhdon të jetë e tensionuar, pavarësisht deklaratave të fundit. Disa ditë më parë, Fero njoftoi se kishte fituar kujdestarinë e vajzës, duke thënë se ajo do të qëndronte me të gjatë javës dhe me Arbenitën në fundjavë.

Fero kishte shprehur shqetësime se vajza ishte marrë jashtë Kosovës pa lejen e tij dhe kishte aluduar për falsifikimin e pasaportës së saj. “Jetoj pa vajzën time. Po më bëhet padrejtësi. Ajo më është rrëmbyer,” kishte deklaruar ai.

Megjithatë, avokatja e Arbenitës, Blinera Osmani, e mohoi këtë informacion, duke theksuar se vendimi për kujdestarinë nuk është përfundimtar. Ajo tha se kërkesa për mbrojtje emergjente e Feronit është kundërshtuar dhe se ende nuk ka një vendim të prerë nga gjykata.

“Ne kemi dërguar kundërshtimin tonë brenda afatit ligjor. Deri në marrjen e një vendimi të tillë, kujdestaria e vajzës nuk është ndryshuar,” sqaroi Osmani.

Fero dhe Arbenita, të cilët u martuan katër vjet më parë, kanë kaluar një periudhë të vështirë, e cila përfshiu akuzat për dhunë në familje nga ana e Feronit në korrik të vitit të kaluar. Pas këtyre ngjarjeve, Fero ka vendosur të largohet nga muzika dhe të përkushtohet në praktikimin e fesë islame.

Drama e kujdestarisë vazhdon të zhvillohet në gjykatë, dhe të dy palët presin një vendim të qartë mbi këtë çështje të ndjeshme.