Aktualitet Politikë

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, deputeti i PS-së përplaset me Flamur Nokën!

Tensione dhe kaos në Kuvend!

Kuvendi ka mbyllur të gjitha dyert për të mos lejuar hyrjen brenda të 24 deputetëve të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës si masë ndëshkimore për kaosin dhe djegien e karrigeve në seancën e 30 shtatorit. Ndërkohë deputetët e PD-së po përpiqen të bllokojnë hyrjen edhe të deputetëve socialistë.

Pas përjashtimit nga seancat plenare, opozitarët kanë shkuar 75 minuta më herët se të filloj seanca sot, teksa u gjendën përpara gardës që nuk lejoi futjen e tyre ne sallë.

Më pas ata janë vendosur në të gjitha pikat e hyrjeve në parlament për të mos lejuar futjen e deputetëve socialistë në sallë për zhvillimin e seancës.

Deputeti Flamur Noka është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

Në një moment deputeti Frrok Gjini ka tentuar të futet ne Kuvend, por nuk e kanë lejuar. Ai dëgjohet të thotë në debat me Flamur Nokën: Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament, tha Gjini.

Frrok Gjini: Mos më prek me dorë,

Falmur Noka: Hajde me mua

Frrok Gjini: O Flamur mos me prek me dorë

Flamur Noka: Kam dy orë që nuk me lënë mua