Food & Drink Health & Beauty

Nuk jua merr mendja se cilat janë vlerat magjike të lëkurës së limonit!

Shëndeti Dentar

Lëkura e limonit është e pasur me substanca anti-bakteriale të cilat pengojnë rritjen e bakterieve në gojë. Këto baktere janë përgjegjës për kavitetin e dhëmbëve por edhe infeksionet e mishrave. Për rrjedhojë, lëkura e limonit ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit dentar. Mjafton të përzieni një lugë çaji me lëkurë limoni me pastën e dhëmbëve dhe vazhdoni ta përdorni si zakonisht.

Sistemi Imunitar

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C, lëkura e limonit është një aleat i sistemit imunitar. Vitaminat dhe mineralet e forcojnë imunitetin dhe e bëjnë atë më të aftë të luftojë virozat dhe inflamacionin. Filloni ta përfshini lëkurën e limonit në të gjitha recetat tuaja, mjafton ta përdorni si erëz.

Shëndeti i Zemrës

Pektina tek lëkura e limonit mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq dhe tensionin e lartë. Ekspertët thonë se vitamina C, pektina dhe flavonoidët ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Përdorime Alternative

Lëkurat e limonit mund të përdoren për pastrimin e kuzhinës, frigoriferit dhe eliminimin e erës së keqe të koshit të plehrave. Ato janë shumë të mira për përthithjen e erës së keqe, por edhe pastrimin e tenxhereve. Në lidhje me trupin përzieni pak sheqer, vaj ulliri dhe lëkurë limoni të grirë hollë për të masazhuar lëkurën dhe eliminuar qelizat e vdekura. Lëkura e limonit mund të përdoret edhe si maskë lëkure duke u përzier me qumështin