Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Sot banorët kanë hedhur dyshimet e tyre në raportin mes Heidit dhe Romeos, teksa Roza i është drejtuar Heidit si më poshtë.
Juli të quan ty lojtare të fortë për faktin që ti e loz mirë me djalin që ka rënë në dashuri me ty. Aty iu hodha dhe i thashë çfarë loje është sepse çdo vajzë di ta bëjë atë gjë, di ta rrotullojë mashkullin e saj nëse do. Për mua nuk je lojtare e fortë me këtë gjë…