Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.
Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. “Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe”. Manjola Lloja Bushati ishte sot e ftuar, në një intervistë shumë speciale për t’u shprehur për fillimet e saj dhe jo vetëm. Ajo tregoi për dashurinë e madhe për Shkodrën dhe na njohu me ‘këngët e zemrës’.
Kam ikur nga Shkodra 18 vjeç për të ardhur për studime në Tiranë. Nuk mendoj se jam shkëputur ndonjëherë nga Shkodra. Në vitin 2023 pranova që të isha pjesë e Kabinetit të Kreyetarit të Bashkisë në Shkodër për të dhënë kontributin tim.
Por si është Manjola Lloja Bushati si natyrë? Ja si e përshkruan ajo veten…
Jam individualiste. Mendoj që në radhë të parë duhet të jem unë mirë, pastaj gruaja, bashkëshortja, shkrimtarja e mirë. Në jetën e përditshme jam spontane, e kam të vështirë të bëj kompromise. Kam dy parime kryesore, çfarë mund të bëj më mirë ta bëj, e bëj. E dyta të kënaqëm…