Këngëtarja 33-vjeçare, Rita Ora ka shkëlqyer gjithmonë me taletin e saj dhe hitet e pafundme që ka sjellë dhe publikuar ndër vite por së fundmi ajo është shprehur se nuk është e sigurt nëse albumi i saj do të jetë gati këtë vit, sipas medias “Yahoo”. Kjo deklaratë e saj shkaktoi shumë zemërim tek fansat, të cilët si rrallëherë u zhgënjyen nga këngëtarja.
Rita Ora u shpreh se duhen së paku 6 muaj që albumi të publikohet. Në lidhje me këtë ajo u shpreh se:
Përgatitja e albumit po shkon shumë mirë. Nuk jam e sigurt nëse do të jetë gati për këtë vit.
Megjithatë, duket se albumi do të jetë mjaft i veçantë dhe parashikohet të marrë pak më shumë kohë sesa albumet e tjera. Na mbetet vetëm të presim.
Ndërkohë ylli i muzikës pop ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin e Jessiet dhe Lennie Waret të quajtur Table Manners, ku folën jo vetëm për jetën profesionale, por edhe për atë personale. Gjatë intervistës, Rita pranoi se ndihej në siklet që të kryente marrëdhënie me Taikan kur ishte në shtëpinë e prindërve.
Unë kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te mamaja ime sepse është në rinovim për momentin. Është vërtet e lezetshme dhe burri im do të vijë në fundjavë, kështu që prindërit e mi dhe burri im do të jenë nën të njëjtën çati. Burri dhe prindërit e mi nuk kanë qenë kurrë më parë në një shtëpi dhe nuk e di ‘A lejohet’