“Sunny Hill Festival” u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe për herë të parë në atë shqiptar, në Tiranë. Festivali mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj. Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial.
Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur falënderimin për Dua Lipën, si dhe ka bërë të ditur surprizën se këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë në Tiranë për festat e Nëntorit.
Me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në Nëntor, ju uroj një javë të mbarë.
https://fb.watch/fchX1GSqww/
Në natën e parë të festivalit performuan artistët e njohur shqiptarë Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj. Ndërsa atmosfera u bë më elektrizuese kur në skenë u ngjit reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.
Ndërkohë, në ditën e dytë të festivalit performuan vetëm DJ të njohur botëror e shqiptarë si, Hardwell, Afrojack, Regard Merk&Kremont, Drop G, Kamela Ampov, Vin Veli. Në ditën e tretë të festivalit interpretuan Stormzy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Mozzik, Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela, Ardian, Rrrrron.