Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk i tregova askujt…”/Machine Gun Kelly zbulon se ka qenë në rehabilitim!

Reperi Machine Gun Kelly zbuloi së fundmi në podcast-in “Dumb Blonde” se ai u dërgua në rehabilitim në gusht të vitit 2023. “Unë nuk pi më. Nuk kam pirë që nga gushti i kaluar”-tha muzikanti, i cili hyri në rehabilitim pasi mbaroi turneun e tij evropian vitin që shkoi. “Nuk i kam treguar askujt. Vetëm njerëzve të afërm. Ishte hera e parë që shkoja në rehabilitim”. Artisti thotë se në rehabilitim ka zbuluar se si të menaxhojë trupin e tij dhe cilat janë metodat e tjera për të përballuar situatat.

Këngëtari ka thënë se pas takimit që pati me terapistët u bë i vetëdijshëm për këtë dhe u pajtua me gjendjen. “U takova me shumë psikiatër, disa hoqën dorë nga unë dhe shumë terapistë bënë të njëjtën gjë. Unë u bëra i vetëdijshëm për gjendjen time dhe bëra paqe me ta”-zbuloi ai. Megjithatë, ai thotë se Megan Fox e ka ndihmuar shumë gjatë kësaj periudhe. “Ende e pranoj faktin se ky rrugëtim do të jetë i vështirë për mua. Jam shumë i vështirë me veten, por jam i lumtur që ndihem mjaft komod për t’u treguar njerëzve se kush jam”. Machine thotë se e ka tepruar me alkoolin dhe marijuanën, por ka përdorur edhe substanca të tjera, si kokainë dhe heroinë.

Megan Fox u shfaq së fundmi në videoklipin e këngës së re të Machine Gun Kelly ‘Lonely Road’ me barkun e rrumbullakosur, duke ngritur pikëpyetje te fansat nëse kjo është një shtatzëni e vërtetë. 38-vjeçarja në videon e këngës shfaqet me barkun dukshëm të fryrë. Në fakt, në fund të klipit ajo dhe partneri i saj janë duke luajtur me një vajzë të vogël. Përdoruesit e mediave sociale kanë vënë në dyshim nëse Fox është shtatzënë në jetën reale. Të tjerë e uruan çiftin pa pritur asnjë konfirmim. Megjithatë, shumë të tjerë theksuan se Fox bëri disa paraqitje publike këtë verë pa u dukur shtatzënë.

Foxx dhe Kelly as nuk i kanë konfirmuar dhe as nuk i kanë mohuar thashethemet për shtatzëninë. Aktorja e njohur më herët ka treguar se ka pësuar një abort gjatë lidhjes me muzikantin. Kelly e trajtoi abortin në këngën e tij “Don’t Let Me Go” vitin e kaluar dhe Fox shkroi për humbjen në librin e saj me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”. Për më tepër, në nëntor 2023, Fox i tha revistës WWD se humbja ishte më e vështirë për t’u përballuar sesa shtatzënia e saj e mëparshme ektopike, duke çuar në shumë pikëllim.