Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Nuk i shkova dot në varrim”/ Meridiani nuk mban lotët: “Ishte shumë e vështirë, mund të humbja edhe mamin”!

Meridiani rrëfeu në “S’e luan topi” për një periudhë të vështirë të jetës së tij, ajo e humbjes së babit. Ish-banori i Big Brother VIP, tregoi se nuk ka arritur të marrë pjesë as në varrimin e tij, pasi ishte periudha e pandemisë së Covid-19. Edhe gjendja shëndetësore e nënës së tij nuk ka qenë aspak e mirë gjatë asaj periudhe, e për këtë e ka pasur më tepër të vështirë.

Në momentin që kam humbur tim atë kam menduar se çdo gjë do të ndërpritej aty, do të ishte fundi i jetës sime. Do të ishte shumë e vështirë të bëja zotin e shtëpisë, por e kuptova që njeriu thjesht mësohet me dhimbjen. Ndonjëherë dhimbja të bën më të fortë. Gjithmonë babi më thoshte mundohu të jesh i drejtë me njerëzit sepse do të të kthehet çdo gjë. Unë i kam urryer tatuazhet, por e kam bërë një të tillë, e kemi njësoj me motrën.

Ishte një moment i vështirë sepse nuk e përcollëm dot babin. Unë shihja mamin që i binte oksigjeni, nuk kishte fuqi, aty më kapi ankthi. Me miq gjeta një agjenci dhe bëmë të mundur dërgimin në Stamboll, për tu kuruar me Covid. E shihja me maskën e oksigjenit. Ishte një moment i vështirë sepse babin e kishim humbur, ndërsa ajo ishte në atë gjendje.

Meridiani shtoi:

Babi bën katër vite që ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për në kohën e pandemisë, Është një dhembje që nuk ia uroj askujt. Ti mos jesh i zoti të shkosh ti japësh një lule, teksa shihja arkivolin dhe një lule si jepja. Ishte koha e kovidit, mami ishte me Covid dhe unë isha i detyruar të kos shkoja se do të infektoheshin edhe të tjerët. Kisha frikë edhe për atë.