Celebrities Gossip Showbiz

Nuk i la vend imagjinatës! Bianca Censori thuajse nudo për Halloween…

Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, doli thuajse e zhveshur në Tokio, me rastin e Halloween-it. 29-vjeçarja, e cila ishte parë më herët me bashkëshortin e saj 47 vjeç, u shfaq të enjten me një veshje shumë zbuluese, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.

Gjithçka që Censori kishte veshur ishte një palë reçipeta dhe doreza të bardha. Gjithashtu edhe të brendshme të zeza.

Bianca kësaj radhe nuk ka dalë zbathur, pasi kishte veshur një palë këpucë me taka me majë. Ajo nuk doli këmbëzbathur në shëtitje pasi merrej me një palë taka me majë.

Nga ana tjetër, Kanye kishte veshur një xhup të bardhë me kapuç, së bashku me një palë atlete të zeza. Çifti nuk ishte vetëm në këtë dalje publike. Pranë tyre ishin edhe disa miq.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë u përfol se West dhe Censori i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Por ata i hodhën poshtë këto thashetheme me daljet e tyre në publik krah njëri-tjetrit.