Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk i kam larë rrobat për një vit…”/Habit aktori Channing Tatum!

Aktori i njohur Channing Tatum e urren aq shumë larjen e rrobave sa që në një moment të jetës së tij, ai e shmangi tërësisht atë. Ndonëse ka të ngjarë që ylli i Hollivudit tani të ketë dikë që i lan rrobat e tij, përpara kësaj duhej ta bënte vetë. Aktori ndonjëherë shmangte pastrimin e rrobave të tij për periudha të gjata kohore.

Në një fazë, ai pretendon se ka kaluar 12 muaj të tërë pa larë rroba dhe thjesht do të blinte bluza të reja. “Unë e urrej të laj rroba. E urrej më shumë se sa mund të them”-zbuloi Tatum në një intervistë të fundit me GQ. “Kisha një vit që nuk kisha larë rrobat, atë vit kam veshur vetëm bluza të bardha që sapo i kisha blerë”.

Rikujtojmë se Tatum u divorcua nga aktorja Jenna Dewan pas një dekade së bashku për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Ish-dyshja e njohur kanë bashkë një vajzë të quajtur, Everly. Ylli i famshëm së fundmi nisi një romancë të re dashurie me aktoren amerikane, Zoë Kravitz. Ai u martua gjithashtu me Karl Glusman në qershor të vitit 2019, por u divorcuan një vit më vonë, në 2020. Ata janë në lidhje që nga viti 2022 dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Channing Tatum së fundmi u shfaq në kopertinën e Vanity Fair, ku mes tjerash ka folur edhe për karrierën dhe jetën e tij personale.

Nuk e di nëse do të martohem përsëri. Lidhjet janë të vështira për mua edhe pse jam pak monogamist. Në biznes, nuk kam frikë. Por gjërat e zemrës, kur bëhet fjalë për njerëzit që dua, e kam shumë të vështirë. Përfundoj duke u përpjekur shumë, e kupton?

Pavarësisht se ishte i martuar më parë, ideja e martesës për Channing Tatum nuk është më tërheqëse.