Stilisti legjendar Christian Dior kishte mendim pozitiv për gratë, por disa prej tyre i urrente. Dior ishte një nga stilistët më të famshëm të shekullit të kaluar. Pavarësisht dekadave, marka Dior konsiderohet ende sinonim i cilësisë së mirë. Gratë që konsideroheshin të padenja për Dior kishin këto karakteristika:
1.Gratë me flokë të palara
Ashtu si edhe Coco Chanel, Christian Dior konsideronte se gjëja më e keqe që një grua mund të bënte ishte të dilte nga shtëpia me flokë të palara. Ai besonte se një grua nuk mund të thuhej se ishte e kuruar nëse e lejonte veten të shfaqej në publik me flokë të palarë.
2.Feminiteti
Nëse një grua nuk është femërore, atëherë ajo nuk mund të konsiderohet zonjë. Nëse ajo e mohon feminitetin e saj dhe nuk e nxjerr në pah atë, atëherë ajo nuk është grua, konsideronte Dior. Sipas këtij stilisti të famshëm, feminiteti nuk janë vetëm këpucët me taka dhe fustanet, por edhe sjellja, të jetë vetvetja, komunikimi me njerëzit e tjerë.
3.Veshje të përshtatshme
Dior besonte se kujdesi i duhur i trupit kërkon gjithashtu zgjedhjen e rrobave që u përshtaten trupit dhe karakterit tonë. “Një grua e kuruar është ajo që vesh rroba që i përshtaten figurës së saj dhe që e theksojnë atë në mënyrë të moderuar”- ka thënë dikur Dior.
4.Këpucët
“Dëshmia e vërtetë e elegancës së një zonje është në këmbët e saj”. Ai i konsideronte këpucët e grave si një atribut të domosdoshëm të feminitetit. Femrat e kuruara nuk mund të dalin nga shtëpia me këpucë që nuk janë femërore. Christian Dior nuk i duronte dot atletet në këmbët e grave.
Rikujtojmë, se Dior u krijua më 1946-ën në Paris, konkretisht në Avenue Montaigne. Një vit më vonë u bë debutimi i “look-ut të ri” të shtëpisë së famshme, duke bërë hapin e parë drejt historisë. I njohur si “Corelle”, linja e veshjeve prezantuar nga Dior bëri revolucion në modën e pas luftës. Deri në 1950-ën, Dior kishte krijuar gjithçka që lidhet me bukurinë.