Aktualitet

Nuk i dhanë birrë, dhunoi barbarisht çiftin e të moshuarve, arrestohet autori

Një çift të moshuarish në fshatin Povelçë të Fierit u dhunuan barbarisht një ditë më parë në dyqanin e vogël pranë banesës së tyre.

Policia ka arrestuar Ilir Nukajn, një bashkëfshatar që dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë në gjendje të dehur.

Si pasojë e plagëve të marra 80-vjeçari Namik Rustemi po lufton për jetën dhe ndodhet në intubim në Spitalin Rajonal të Fierit. Bashkëshortja e tij, gjithashtu e dhunuar, është nën kujdesin e mjekëve.

Banorët e Povelçës dhe të afërm të çiftit të moshuar thonë se janë ende të tronditur kjo ngjarje e rëndë, duke theksuar se nuk mund të kuptojnë motivin pas sulmit.

“Jemi të tronditur. Unë dhe Namiku ishim shumë të afërt. Nuk e di pse e ka sulmuar. Djali ka qenë i dehur dhe ka precedentë penalë.
“Kur shkova, i gjeta të dy në gjak. Plaku ishte në gjendje të rëndë dhe nuk njihej. Nuk e kuptojmë çfarë mund ta ketë shtyrë agresorin ta bëjë një akt të tillë”, thonë ata.

Sipas dëshmitarëve, Nukaj ka precedentë penalë, përfshirë dënime për tentativë vrasjeje, besohet se ka kërkuar alkool në dyqanin e të moshuarve. Por kur e kanë refuzuar i ka dhunuar barbarisht të dy. Ngjarja ka tronditur thellë fshatin. Dy të të moshuarit ishin të njohur për përpjekjet e tyre për të siguruar jetesën me anë të dyqanit të vogël që kishin hapur pranë shtëpisë së tyre.

Top Channel