Prej shumë kohësh është përfolur për një romancë të mumdshme midis Adrola Dushit dhe Capital T, por megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht. Pak kohë më parë në një intervistë për Top Channel në “Se Luan Topi” Adrola nuk e tha emrin e të dashurit të saj, por e la të nënkuptohet kur tha se është në një romancë me djalin më të bukur, ndërsa në sfond ishte një nga këngët e Capital T. Nga ana tjetër, i pyetur për Adrolën, Capital T në një intervistë për “Top Arena” ka thënë se ‘ajo është një nga vajzat më të bukura në Shqiptari’.
Modelja e njohur Adrola Dushi ka publikuar së fundmi një foto me reperin Capital T. Krahas fotove të shkrepura nga koncerti që mbajti këngëtari më 16 gusht në Tiranë, Adrola shkruan:
Time Capsule, nuk zhgënjen asnjëherë.
Këngëtari i njohur Capital T i ftuar pak kophë më parë në “Top Arena”, i pyetur për “çështjet” e zemrës, ai u shpreh se është një njeri shumë familjar dhe se së shpejti e sheh veten e tij të martuar dhe baba.
Unë jam njeri shumë familjar, e dua shumë familjen. E shoh veten në një të ardhme të afërt me fëmijë dhe me familjen time. Por, ndryshe nga data e koncertit që është më 16 gusht, për dasmën nuk kemi menduar datë akoma, nuk kemi plane të afërta, por që normalisht është në planet e mia.