Motra e këngëtares së famshme Mariah Carey, Alison, kaloi javët e fundit të jetës së saj në kujdesin intensiv. Këtë e ka bërë të ditur një mik i afërt i familjes. Mariah Carey, këngëtarja e hitit ‘All I Want For Christmas Is You’, zbuloi të hënën se si motra e saj Alison, 63 vjeçe, ashtu edhe nëna e saj Patricia, 87 vjeçe, ndërruan jetë brenda disa orëve diferencë nga njëra-tjetra gjatë fundjavës që shkoi.
Ndërkohë që Mariah kaloi kohë me nënën e saj të moshuar përpara se ajo të ndërronte jetë, duket se ajo nuk kaloi kohë me motrën e saj, sepse nuk u pajtuan kurrë pas një marrëdhënieje të tensionuar që ka zgjatur për dekada.
Artistja, fituese e Grammy-t, Mariah Carey, ka deklaruar për PEOPLE:
Zemra ime është thyer nga humbja e nënës sime këtë fundjavë. Në një zhvillim tragjik, motra ime ka ndërruar jetë në të njëjtën ditë.
Alison ishte një ish-varëse e drogës që u diagnostikua me HIV (virusi i imunodefiçiencës humane) në vitin 1990 dhe kishte vuajtur nga episodet e rënda të shëndetit mendor, gjë që i largoi më shumë motrat nga njëra-tjetra. Një mik i ngushtë dhe kujdestar personal i Alison, Dave Baker, tha se ajo kishte vuajtur nga problemet e organeve të brendshme dhe ishte në kujdesin intensiv për tri javët e fundit të jetës së saj.
Në vitin 2016, Alison i bëri një lutje të sinqertë motrës së saj të famshme përmes DailyMail që të rregullonin marrëdhëniet e tyre dhe ta ndihmonte, sepse ishte në nevojë për mbështetje financiare pas një sulmi të rëndë në shtëpi që e kishte lënë me plagë në tru dhe të sëmurë rëndë.
Në vitin 2020, Mariah pretendoi në librin e saj të kujtimeve se Alison, e cila e përshkroi si ‘të trazuar dhe të traumatizuar’, kishte tentuar ta shiste atë te një burrë që jepte para për shërbime të prostitucionit. Alison e paditi Mariah për 1.25 milion dollarë, duke pretenduar se përdori çështje familjare për të promovuar shitjet e librit dhe i shkaktoi ‘goditje të madhe emocionale’.