Me siguri shumë herë keni dëgjuar nga gjyshet ose nënat tuaja që kur të djeg stomaku në shtatzëni, kjo tregon se bebi do të lindë me shumë flokë. Por a është kjo e vërtetë? Shtatzënia është periudha më e bukur e shumë grave mirëpo me të ndodhin edhe shumë ndryshime të cilat nuk janë gjithmonë të këndshme. Njëra ndër to është edhe djegësira të cilën e ndiejnë një e treta e shtatzënave, për të cilën besojnë që është indikator që bebi do të jetë me shumë flokë.
Shkencëtarët kanë vendosur që të verifikojnë këtë informacion dhe të konstatojnë a është e saktë. Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë barë një studim i cili ka përfshirë 64 shtatzëna, nga të cilat 78% kanë pasur djegësirë të shpeshtë. Pasi kanë lindur, studiuesit kanë shikuar fotografitë e bebeve të tyre dhe kanë vlerësuar vëllimin e flokëve.
Të gjithë janë befasuar, 23 deri 28 gra me djegësirë në stomak kanë lindur bebe me shumë flokë, ndërsa 10 deri 12 gra pa djegësirë në stomak kanë lindur bebe me shumë pak apo fare pa flokë. Edhe pse është vërtetuar që kjo nuk është thashetheme plakash, disa studime të tjera kanë konstatuar që niveli i lartë i estrogjenit dhe i hormoneve të tjera mund të lirojë muskulin rrethor të lëmuar në fund të ezofagut, gjë që shkakton ngritjen e thartirës së stomakut dhe krijimin e djegësirës.
Ndërkaq rikujtojmë se gratë shtatzëna kanë 44% më shumë gjasa të pësojnë abort nëse mbeten shtatzënë gjatë verës. Ky është rezultati i një studimi të fundit në Amerikë, i cili u krye me më shumë se 6 mijë gra shtatzëna. Nga hulumtimet, u vu re se shkalla e abortit arriti kulmin në qershor, korrik dhe gusht, pra tre muajt e verës. Diferenca më e madhe ishte në gusht, kur aborti spontan rezultoi të ishte 44% më shumë se shkurti.