Gjatë vapës së verës, konsumimi i një sasie të mjaftueshme të lëngjeve është çelësi për të shmangur dehidratimin. Megjithatë, një eksperte ka zbuluar se cila pije është alternativa më e mirë gjatë valës së të nxehtit. Mjekja, Natasha Fernando pohon se qumështi mund të jetë më hidratues se uji. “Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për nivelet tuaja të hidratimit gjatë periudhave të motit të nxehtë”-thotë ajo.
Sidoqoftë, nuk duhet t’i përmbaheni vetëm ujit për të rritur nivelet e hidratimit. Fernando shpjegon se për shkak të përmbajtjes së sheqerit, proteinave dhe yndyrës së qumështit, e cila ngadalëson shkallën me të cilën lëngu zbrazet nga stomaku, një gotë me qumësht ju ndihmon të qëndroni të hidratuar për periudha më të gjata.
“Qumështi gjithashtu përmban natrium që lejon trupin tuaj të mbajë ujin për më gjatë, duke ndihmuar nivelet e hidratimit”. Njerëzit veganë ose intolerantë ndaj laktozës gjithashtu mund të përfitojnë nga një alternativë me bazë bimore dhe Dr Natasha thekson se qumështi i sojës gjithashtu përmban elektrolite, të cilat ndihmojnë në rihidratimin e mëtejshëm.
Krahas qumështit, ajo rekomandon shalqinj, ujin e kokosit, kastravecat ose lëngun e kastravecit dhe lëngjet e frutave të freskëta të holluara me ujë për të ndihmuar të qëndroni të freskët. Nëse keni dhimbje në stomak, diarre, ethe ose vjellje disa orë pasi keni ngrënë diçka, shanset janë që jeni helmuar nga ushqimi. Helmimi nga ushqimi ndodh kur hani ushqim ose pini ujë që është i kontaminuar me baktere, parazitë, viruse ose toksina.
Shumica e rasteve të helmimit nga ushqimi janë për shkak të baktereve të zakonshme, të tilla si Staphylococcus ose E. coli. Bakteret mund të hyjnë në ushqimin tuaj në mënyra të ndryshme. Helmimi nga ushqimi mund të ndodh gjithashtu kur njerëzit gatuajnë ushqimin pa i larë duart siç duhet, kur ushqimi përgatitet duke përdorur enë gatimi të papastra, kur ushqimet e ndjeshme lihen jashtë frigoriferit për një kohë të gjatë dhe kur njerëzit hanë ushqime të papërpunuara si peshku ose mish dhe vezë të papjekura. Uji jo i filtruar gjithashtu mund të shkaktojë helmim nga ushqimi.