Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Egla dhe Liami e kanë nisur ditën me një debat të fortë mëngjesi ne sotëm në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Ata kanë debatuar për lojë, teksa më pas debati ka agravuar, teksa Egla i është drejtuar Liamit me fjalët “mëso të sillesh me gratë”.
Liami: “Ti me të mbathurat, ti me temat e tua.. iku kohë”
Egla: “Shtrëngo ndonjë copë lines aty dhe mëso të sillesh me gratë, kaq duhet të bësh ti. Lësho ujërat, merru me kanalizimet, me këtë çunin këtu. Kanalizimet… Nuk është turp linesi. O zemra, gratë nuk është turp të kenë linesa dhe cikël. Kupton? Nuk është turp. Uroj që të merresh me këtë sepse turpi je ti pastaj. Kurse ti, ujërat quhen kanalizime kështu që merruni me kanalizimet e këtij dhe mos na çani veshët”
Liami: “Ti do vëmendje po nuk e merr dot.
Ditën e djeshme banorët që janë ende pjesë e shtëpisë prej natës së parë të edicionit mbushin 100 ditë qëndrimi në shtëpi. Me këtë rast tashmë është koha që të zbulohet edhe nata e madhe e finales. Në prime-n e sotëm do të komunikohet për banorët ashtu edhe për të gjithë shikuesit data e finaljes së madhe të këtij edicioni, nata ku do të shpallet fituesi.