Health & Beauty

Nuk është një e vetme, zbuloni se sa lloje inteligjencash keni!

Shumë prej nesh janë të bindur se inteligjenca është vetëm e një tipologjie dhe mendohet se është e lindur ose e përftuar nga njohuritë e ndryshme që marrim gjatë jetës. Megjithatë, sipas Howard Gardner, profesor në Harvard, në fakt ka disa lloje inteligjencash, që gjenden te një njeri.

Kjo quhet edhe “Teoria e inteligjencës së shumëfishtë” (“MI Theory”) dhe përkon me teorinë se nuk ekziston një inteligjencë e vetme, e matur në mënyrë adekuate nga IQ ose teste të tjera me përgjigje të shkurtra. Në vend të kësaj, në bazë të provave nga burime të ndryshme, teoria pretendon se qeniet njerëzore kanë një sërë kapacitetesh intelektuale relativisht diskrete, duke treguar se njerëzit kanë disa kapacitete të tjera të rëndësishme intelektuale.

Howard Gardner zhvilloi “teorinë e MI” në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Ai mori prova nga një shumëllojshmëri burimesh, disiplinash dhe traditash kërkimore dhe e prezantoi teorinë për herë të parë në vitin 1983, në librin “Frames of Mind: The Theory of Multiple Intelligences” (botim i ri, 2011). Sipas teorisë, llojet e inteligjencave janë këto:

Hapësinore – Aftësia për të konceptuar ose manipuluar sipërfaqe të hapësirës në shkallë të gjerë (p.sh: pilot, marinar), ose objekte në hapësirë (p.sh: arkitekt, lojtar shahu).

Trupore – kinestike – Aftësia për të përdorur trupin, apo pjesë të ndryshme të trupit për të zgjidhur problemet ose për të krijuar produkte (p.sh: kërcimtar).

Muzikore – Ndjeshmëria ndaj ritmit, tonit, melodisë dhe timbrit. Mund të sjellë aftësinë për të kënduar, luajtur nëpër instrumente muzikore dhe/ose për të kompozuar muzikë (p.sh: dirigjent, baterist).

Gjuhësore (Linguistike) – Ndjeshmëria ndaj kuptimit të fjalëve, renditjes së tyre, tingullit, lakimit dhe gjithçkaje që ka lidhje me gjuhën.