Pak muaj më parë, u përfol shumë në media rreth ndarjes së çiftit Oriola Marashi dhe Eros Grezda. Dedikimet në Story, mosndjekja e njëri-tjetrit në rrjete sociale ishin shkëndijat e para që i bënë të gjithë të besojnë se mes tyre çdo gjë ka marrë fund.
Në një intervistë të bërë së fundmi për “Sport Magazine”, Eros është shprehur sërish mbi këtë lidhje të tijën. Ai ka thënë se kjo gjë e ka bezdisur pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.
Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private.
I pyetur nëse është apo jo në një marrëdhënie, Eros është shprehur se momentalisht është duke u fokusuar tek vetja e tij dhe tek karriera, duke mohuar kështu zërat se është në një lidhje.
Në një intervistë të dhënë në muajin gusht, pak pasi u përfol për ndarjen e tyre futbollisti ka treguar se rrugët e tij me Oriolën janë ndarë, megjithatë vazhdon të ketë shumë respekt për të.
Është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.