Marrëdhënia mes yjeve Shawn Mendes dhe Camilla Cabello ka marrë fund, pasi momenti nuk ishte i duhuri që ata të ishin në një lidhje së bashku tani. Dyshja me sa duket dhanë maksimumin dhe u përpoqën për aq kohë sa mundën për t’u siguruar që përfundimisht kjo nuk do të funksiononte dhe tani të dy do të jenë beqarë.
Një burim ka zbuluar për Entertainment Tonight se:
Shawn dhe Camila u ndanë dhe nuk po takohen më. Ata i kanë provuar gjërat, por në fund të fundit koha nuk është e duhura për asnjërin prej tyre. Ata të dy janë të zënë dhe po bëjnë gjërat e tyre.
Ka rreth një muaj që kur filluan thashethemet për një ndarje, por për herë të fundit ata u panë së bashku më 30 maj. Kjo ishte kur ata morën pjesë së bashku në një koncert të Taylor Swift dhe u panë duke kërcyer dhe puthur në shfaqje, por kjo mund të ketë qenë mbrëmja e tyre e fundit së bashku.
Dy yjet janë të lidhur prej disa vitesh. Ata ishin takuar më parë për dy vjet rresht, por njoftuan një ndarjen në nëntor 2021. Cabello më pas u lidh me Austin Kevitch pas ndarjes, por ndërpreu gjithçka në shkurt dhe nuk kaloi shumë kohë derisa ajo u pa duke u puthur me Mendes në Coachella. Gjatë asaj kohe burimi për ET u shpreh se:
Camila dhe Shawn po flisnin dhe kalonin kohë së bashku për muaj të tërë para Coachella. Gjithmonë kanë pasur shumë dashuri për njëri-tjetrin, edhe kur janë ndarë, ata ende kujdesen për njëri-tjetrin. Shawn dhe Camila nuk ishin rikthyer zyrtarisht bashkë, por po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit. Kur u takuan dhe u puthën në Coachella, ata po argëtoheshin bashkë.
Pavarësisht nëse ata ishin sërish bashkë apo jo tani është e sigurtë se ata definitivisht nuk janë më çift.