Nuk është kurrë vonë për të zbuluar një botë që nuk e njohim. E në fakt, edhe vetë francezët jo të gjithë e njohin. Bëhet fjalë për atë që njihet si Kështjella mbi re e ndërtuar në shekullin e 12 nga një familje perandorësh gjermanë, kështjella gjendet mes një pylli të dendur, që shekuj më parë u sulmua dhe plaçkit.
Në fillim të viteve 1900, ajo luajti një rol të jashtëzakonshëm në fuqizimin një tjetër dinastie perandorake. E gjendur në lindje të Francës, ajo merr një pamje magjike, gati sureale, në muajt e dimrit, e rrethuar edhe nga dëbora, një destinacion unik për ski. Ndërkaq, në vendin tonë azhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës, e cila arriti sërish një rekord për periudhën 1 korrik-31 korrik 2024.
Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë. Rritja e muajit që lamë pas llogaritet në 13.78%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa shifrat arrijnë në 116,35% nëse krahasohen me dy vjet më parë. Turistët dhe vizitorët, thonë se e zgjedhin ta vizitojnë kalanë e “qytetit të gurtë” për vetë historinë dhe veçantinë që mbart.
Që në hyrje të kështjellës gjendet galeria e topave dhe një koleksion i armëve që janë mbledhur që nga lashtësia e deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Me vlerat që posedon, ajo është tejet atraktive për turistë nga mbarë bota. Krahasuar me kalatë mesjetare të tjera të vendit, kjo kala është më e vogël nga sipërfaqja por ruhet në gjendje më të mirë. Gjerësia e saj është 75 m dhe gjatësia 500 m. Për t’u shtuar rezistencën mureve të kalasë janë ngritur pesë kulla të fuqishme. Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.