Gossip

Nuk është ashtu siç duket, Kim dhe Kanye jetojnë të ndarë!

Kim Kardashian dhe Kanye West janë ‘akoma bashkë’ por ‘jetojnë jetë të ndara’ pas verës së trazuar dhe përpjekjes së dështuar të reperit për president.

Kim Kardashian dhe Kanye West ‘po jetojnë jetë të ndara’ raporton një burim i afërt.

Çifti, i cili u martua në 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku e kaluan verën mes problemeve të vazhdueshme të shëndetit mendor të Kanye dhe përpjekjes së për tu bërë president i SHBA-Së.

Çifti thuhet se janë ende bashkë, por një burim nga “People” raporton se  ata ‘jetojnë të ndarë’ aktualisht.

‘Kim ka punë dhe projekte që janë të rëndësishme për të, dhe Kanye ka të tijat,’ -shton burimi i afërt i familjes Kardashian.