Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Nuk e takoi kurrë babanë, Arnita Beqiraj në një rrëfim si kurrë më parë!

Ish-missi dhe regjisorja Arnita Beqiraj ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo ka treguar se nuk e ka njohur babanë e saj kurrë pasi ndërroi jetë në moshë shumë të re, por ka pasur një fëmijëri të lumtur nga dashuria që i ka ofruar e ëma dhe familjarët e tjerë.

Bieta Sulo: Në një lloj forme kanë dashur të kompesojnë dashurinë e munguar të babait?

Arnita Beqiraj: Absolutisht po, por besoj se ka qenë e dyanshme sepse ndoshta nëpërmjet meje merrnin edhe një lloj dashurie që dhe atyre u mungonte sepse ti rrjedhimisht e atashon fëmijën që vjen në jetë me personin që nuk është me. Thonë që unë jam shumë e ngashme fizikisht me tim at, gati, gati si sozi. Unë nuk e kam vuajtur kurrë mungesën e të paturit, ka qenë një kuriozitet, por nuk e kam vuajtur sepse jam rritur me një dashuri të tillë, që kur shoh situata kur mungon jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në punë, për mua fëmijëria është praktikisht ajo që jemi gjatë gjithë jetës sonë. Është e pamundur që nëse nuk ke qenë një fëmijë i lumtur, të kesh balanca të mira në jetën tënde më vonë.

Arnita tregon se babai i saj ka ndërruar jetë kur nëna e saj ishte shumë e re, aq sa është ajo sot, dhe është detyruar të rrisë atë dhe motrën e saj vetëm me shumë vështirësi, por dashuria nuk i ka munguar kurrë.

Ju rikujtojmë se, e ftuar në “Live From Tirana” ka qenë regjisorja Arnita Beqiraj. Ajo ka diskutuar më shumë lidhur me një studim të publikuar së fundmi, që tregon se më së shumti çiftet ndahen pas pushimeve të para të kaluara së bashku. Si e komenton Arnita këtë, a ndodh vërtet kështu? Ja çfarë duhet të kemi parasysh sipas saj…