“Nuk e shoh dashurinë te ty”/ Romeo-Ilnisës për Meritonin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Romeo Veshaj i ka thënë mbrëmë Ilnisa Agollit se nuk sheh dashuri mes saj dhe Meriton Mjekiqit. I pyetur nga gazetarja se ‘kush i kërkoi atij që të shohë dashurinë?’, aktori iu përgjigj se ‘e ka shok atë tjetrin’.

Romeo: Jam i pari që dashurinë e shoh

Ilnisa: Ti?

Romeo: Nuk e shoh

Ilnisa: Po kush të kërkoi ty që të shohësh dashurinë? Kush je ti?

Romeo: Ndoshta ngaqë kam shok atë tjetrin

Ilnisa: Si? Dhe ti nuk sheh dashuri?

Romeo: Jo

Ilnisa: Po kush ta kërkoi? Ti vetë e hape, vetë po e thua dhe u përpoqa në një moment të të them Romeo…

Romeo: Askush. Më ke thënë ça i ke thënë atij djalit. E fute ti atë muhabet, nuk e futa unë