Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike. Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale.
Mirëpo, duket se 3 muaj pas lindjes së djalit, Aurela ‘e bëri zemrën gur’ dhe ndau një fotografi me ndjekësit e saj.
Me anë të një postimi në Instagram ku modelja shfaqet e shtrirë në krevat me rroba banjo (ku i shfaqen hiret e mrekullueshme dhe për t’u patur zili kaq pranë lindjes) krahë djalit të saj, të cilit këtë herë i zbuloi më shumë portret.
Gjithmonë bashkë! Gëzuar 3 mujorin jeta ime! Të dua Alaron
Epo, Aurela me të vërtetë na mahniti me këtë foto.
Blogerja tregoi më në fund pas shumë thashethemeve dhe dyshimeve rreth shtatzënisë së saj se është bërë nënë vetëm në fund të korrikut. Megjithatë, ajo nuk zbuloi asgjë rreth gjinisë apo emrit, por dy miqtë e saj më të ngushtë e treguan. Fotografi Endrit Mërtiri dhe modelja Dorina Gegiçi me anë të një postimi në Instagram ku shfaqeshin bashkë, e shoqëruan me mbishkrimin:
Daja dhe tezja më ‘cool’ e Alaron