Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e prisja…”/Rihanna flet për rënien e flokëve!

Së fundmi Rihanna ka folur për rënien e flokëve. Këngëtarja 36-vjeçare pranoi për mediat se nuk kishte pasur rënie të flokëve përpara se të bëhej nënë. Ylli i muzikës pop e cila ka djemtë RZA, 2 vjeç dhe Riot, 10 muajsh, me partnerin A$AP Rocky vijoi duke thënë se:

Nuk e prisja që kjo të ndodhte kaq shumë. Mendova se thjesht do të ndodhte dhe do të rriteshin përsëri.

Riri tha se kishte njolla në vende të ndryshme në kokë. Megjithatë, ajo e mori përvojën si një mundësi për të ndryshuar stilin e saj, duke shtuar:

Mësova ta përqafoj këtë në vetvete. Kjo në fakt më bëri të bëhem pak më kreative dhe më e zgjuar me flokët e mi.

Para pak ditësh qarkulloi kudo në rrjetet sociale dhe në media lajmi se Rihanna ka vendosur që të tërhiqet nga muzika. E gjitha kjo erdhi duke qenë se krijuesja e hitit “Diamonds” u fotografua në qytetin e Nju Jorkut me A$AP Rocky e veshur me një bluzë ku shkruhej: “Unë jam në pension.”

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Extra” ylli nga Barbadosi kishte dëshirë që të sqaronte disa gjëra. Këngëtarja dhe sipërmarrësja që momentalisht është duke promovuar linjën e saj të re për flokët nga Fenty sigurisht që u përgjigj dhe vendosi pikat mbi ‘i’ në lidhje me thashethemet që qarkullojnë.

Isha vetëm unë që shikoja në të ardhmen. Unë nuk jam në pension. Thjesht më pëlqen ajo bluzë. E mora si dhuratë dhe më pëlqeu… Ata nuk e lexuan rreshtin e dytë, unë nuk jam pensioniste, thjesht jam tërhequr nga veshjet!

Rihanna publikoi për herë të fundit një album në vitin 2016. Artistja ka qenë shumë e zënë duke ndërtuar perandorinë e saj Fenty dhe duke u kujdesur për familjen e saj me reperin A$AP Rocky. Çifti ka dy djem, RZA, i cili lindi në muajin maj të vitit 2022 dhe Riot, i cili lindi në gusht të vitit 2023. Rihanna tha për “Extra” se do të donte të kishte një vajzë.