Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare Celeste Arantes, nëna e legjendës së futbollit Pele. Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk u informua për vdekjen e Peles, i cili u shua në vitin 2022. Ajo u shtrua në spital për tetë ditët e fundit, kjo sipas Konfederatës Braziliane të Futbollit. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. Fondacioni Pele tha përmes një njoftimi në rrjetet sociale se nëna e legjendës së futbollit ishte një model për të gjithë.
Vajtojmë thellësisht largimin e Celestinha-s, siç e quante djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj. Dona Celeste është nëna mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona.
Rikujtojmë se Edson Arantes do Nascimento u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare pas qëndrimit në spital për një muaj. Ylli brazilian u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2021 dhe u desh të shtrohej në spital për shkak të problemeve shëndetësore.