Big Brother Radio Celebrities Magazine

“Nuk e merrja dot me vete brenda”/Si e ka kaluar izolimin Dea Mishel Hoxha përpara se të futej në BBV2?!

Mbrëmjen e sotme ka nisur emisioni i shumëpritur në valët e Top Albania Radio, i cili titullohet “Big Brother Radio”. Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”.

Me prezantuesit Elona Duro & Eni Shehu, sot kanë qenë të ftuara Efi Dhedhes dhe Dea Mishel Hoxha. Kjo e fundit ka qenë e lidhur nëpërmjet një mesazhi zanor, ku është përgjigjur rreth temës së emisionit: “Cila është gjëja e parë që do të merrnit me vete nëse do të futeshit në BBV?”. Rikujtojmë se Dea, ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij formati, ndaj e ka pasur më konkrete përgjigjen e kësaj pyetjeje. Ja se si u shpreh ajo:

 Gjëja e parë që paketova kanë qenë gjërat e pikturave dhe penelat. Kam të gjitha gjërat: bojërat, penelat dhe një telajo aty brenda, por nuk e merrja dot me vete brenda në Big Brother. Nuk e shijova dot ato 5 muaj aty brenda, por të paktën e përdora ato dy ditët e izolimit përpara se të futeshim në shtëpi. Mund ta them me siguri, pyesni kë të doni që kam qenë banorja më e qetë, sepse isha gjithë kohën duke pikturuar dhe më ndihmoi shumë, sepse ai izolimi përpara Big-ut pa telefon është i frikshëm. Është sfidë më vete dhe unë e kalova duke pikturuar.

Ndërkohë Efi u shpreh se ja ka kaluar shumë mirë, pasi nuk ka qenë vetëm, por edhe me Mikela Pupën që u futën si një person i vetëm në lojën e Big Brother Vip Albania 2.