Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Mbrëmjen e sotme gjatë Post BBV3 janë diskutuar situata të ndryshme gjatë gjithë këtij edicioni. Egla Ceno ka shprehur fjalët e para për emocionet dhe ndjesitë që përjetoj pas fitores së madhe ama një koment nga Mertioni nuk mund të mungonte.
Egla: Ishte e pabesueshme, në kokën time ishte e sigurt që në mentalitetin e shoqërisë sonë , unë e dija që isha e pamundur të mbërrija deri në fitore. Kam ndjerë 4-fishin e ngarkesës se shihja veten përballë shumë të fortë si Juli dhe Romeo, isha në pikëpyetje në luftë, e dija që e kisha me këta bigun tim. Jam përpjekur fort të jem aty në të gjitha ujërat dhe pellgjet.
Meriton: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa?
Egla: Unë thash që lojën e kisha me Romeon dhe Julin
Mbrëmjen e djeshme është organizuar një “After Party” me të gjithë ish-banorët e “BBV3” dhe shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptar. Disa nga ish-banorët kanë performuar këngët e tyre në skenë dhe gjithashtu pas mesnate ish-banorja Erjola Doçi ka pasur një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së saj.