Travel

Nuk e keni vendosur ende se ku do e prisni natën e ndërrimit të viteve?! Ne ju njohim me disa nga hotelet më të mira në Shqipëri!

Ngrohtësi e dashuri siç një fillim viti është i destinuar të jetë dhe tradita shqiptare e ofron këtë. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, tashmë të gjithë kemi mundësinë për përjetime nga më të dashurat për këtë ndërrim vit. Në këto 31 vite tranzicion, vendi ynë ka bërë hapa para dhe pas, por ia ka vlejtur. Kjo sepse të guxuarit ka sjellë edhe vlerat më të mira.

Në rastin konkret për sektorin e hoteleri-turizmit. Deri në këto momente që flasim janë me dhjetëra hotele që ofron shërbim të specializuar. Mikpritja cilësore i rendit me 5 yje, duke u bërë të shumëfrekuentuar për turistët vendas edhe të huaj. Por cilët janë hotelet e listuar si më tërheqës për pushuesit?

The Plaza Hotel (Tiranë)

Për të gjithë ju që adhuroni metropolin dhe dëshironi që për festa të qëndroni në Tiranë, një zgjedhje ideale është hoteli super luksoz në ‘zemër’ të Tiranës, “The Plaza”. Komoditet, luks, rehati dhe gjithçka që ju nevojitet. Vendi ideal për të pritur Vitin e Ri me njerëzit tuaj të zemrës.

 

Bougainville Bay Hotel (Sarandë)

Një vendpushim piktoresk, ku dominojnë të gjitha ngjyrat. Lëre pastaj ta mendosh që është në ‘zemër’ të Sarandës. Bougainville Bay, vendi ku dikush duhet të të ‘pickojë’ për të të thënë që je në realitet sepse të duket sikur po sheh një ëndërr. Epo, ëndrrat mund t’i bëni realitet. Nxitoni dhe përjetoni momente magjike në këtë vend.

 

Regina Blu Hotel (Rradhimë)

Kush adhuron Rradhimën më siguri ka dëgjuar për ‘Regina Blue Hotel’. Nëse keni patur dyshime të shkoni apo jo, ne ju themi të mos e mendoni dy herë sepse ky vendpushim i ka të gjitha. Përveç se jeni afër detit, mund të shijoni pishinën, hapësirat e veçanta nën shoqërinë e familjarëve. Nuk keni pak zili nga foto?!

 

Life Gallery Hotel (Korçë)

Për të apasionuarit e qytetit të Korçës, të cilët mezi presin festat e fundvitit për t’u arratisur në bukurinë dhe gjallërinë që të fal ky vend, ne ju propozojmë vendpushimin luksoz dhe magjik në ‘zemër’ të Korçës, “Life Gallery Hotel”. Nëse nuk keni qenë asnjëherë ju sigurojmë që do ngeleni të kënaqur. Shërbimi bën diferencën.

Hani i Pazarit Boutique Hotel (Korçë)

E kush nuk ka qenë të paktën njeherë të vetme tek Hani i Pazarit?! Qoftë për të shijuar një kafe apo për të kaluar një natë me miqtë, familjen apo njeriun e zemrës nuk kemi dyshime që keni mbetur të kënaqur. Një vendpushim magjik i destinuar për t’ju kënaqur në maksimum me shërbimin dhe pamjet fanastike që e rrethojnë.

 

Vila Eden Boutique Hotel (Korçë)

Kur e sheh për herë të parë thjesht mbetesh i/e mahnitur nga bukuria e këtij hoteli ku për një moment mendon mos të dalësh fare nga aty pasi duket se i ka të gjitha brenda. Për të apasionuarit ndaj dizajnit, këtu keni çfarë shihni. Një bukuri përrallore që kombinohet shumë mirë me komoditet dhe shërbim fantastik.

 

Hotel Bujtina e Bardhë (Korçë)

Për të gjithë “fanatikët” e bujtinave, ‘Bujtina e Bardhë’ në Korçë është destinacioni i duhur ku padyshim do t’ju ngrohë zemrat në këto ditë të ftohta dimri. Të duket vetja sikur je shumë larg Tiranës, ndoshta jashtë vendit por jo, je në Korçë. Korça e bukur di t’i ofrojë të gjitha.

 

Green Coast Resort (Palasë)

Një resort ku perveç luksit, shërbimit dhe komoditetit ka të ndërthurur në mënyrë perfekte detin dhe natyrën. Një vend relaksues ku duket se qetësia mbizotëron. Nëse jeni një person që nuk ju pëlqen të frekuentoni vende ku ka shumë zhurmë, ky vend është ideali. Një ‘terapi’ për mendjen dhe trupin.

Marina Bay Luxury Restort and Spa (Vlorë)

Për personat që adhurojnë detin dhe nuk duan të shkëputen prej tij as në ditët e ftohta të dimrit, opsioni i duhur është ‘Marina Bay Luxury Resort and Spa’. Kush nuk ka qenë e kush nuk ka dëgjuar për këtë vendpushim që kur e sheh të duket sikur je në Bali. Epo, nëse doni të përjetoni momente magjike me detin aty afër jush, ky hotel është zgjedhja ideale.

Velipoja Grand Europa Resort (Velipojë)

Një vendpushim aq i madh sa duket se nuk ka të mbaruar. Epo padyshim sepse këtu gjeni gjithçka që dëshironi dhe për më tepër ka hapësira të bollshme për fëmijët tuaj ku mund të argëtohen në mënyra të pafundme. ‘Velipoja Grand Europa Resort’ po ju pret që të shijoni bashkë me familjen tuaj një natë të paharrueshme.

 

IN Gallery Hotel & Spa (Korçë)

Një hotel me një pamje spektakolare. Këtu mund të gjeni gjithçka që dëshironi. Një vendpushim sa komod dhe i rehatshëm aq edhe luksoz. Dhe mbi të gjitha e gjeni mu në ‘zemër’ të Korçës, çfarë po kërkoni më shumë se kaq?! Nxitoni të festoni me familjen tuaj në këtë vend magjik.