Aktorja hollivudiane Sydney Sweeney sipas shkencës konsiderohet si gruaja më e bukur në botë. Aktorja ka treguar në një intervistë se si ushqehet, ushtrohet, kujdeset për veten. Sidney ka thënë për “Wall Street Journal” se nuk pi kurrë kafe dhe as që e ka provuar ndonjëherë dhe se i mjaftojnë vetëm dy orë gjumë.
Unë fle sa më shumë orë që mundem gjatë natës, por jam e njohur për faktin se jam në gjendje të funksionoj me shumë, shumë pak gjumë. Unë pi vetëm ujë. Unë ha një tas me manaferra për mëngjes. Ndoshta pak proshutë, kroasanë, por gjithmonë manaferra.
View this post on Instagram
Kur bëhet fjalë për stërvitjen, Sydney pëlqen stërvitje me intensitet të lartë dhe për të gjithë trupin. Aktorja luan në filmin e ri “Immaculate”, në të cilin luan një murgeshë që mbetet shtatzënë si Virgjëresha Maria. Sweeney ka thënë së fundmi se i ka dëmtuar së tepërmi flokët e saj bionde. Ylli i “The Anyone But You” deklaroi për The Strategist se e ka ndaluar veten t’i lyejë sërish flokët, pasi i ka dëmtuar duke i lyer vazhdimisht për role të ndryshme filmike. “Po mundohem t’i rris flokët. Jam në një proces të shëndetit të flokëve”-deklaroi ajo për mediat.
“Flokët e mi janë dëmtuar shumë dhe janë djegur duke i lyer vazhdimisht për role të ndryshme dhe nëpër paraqitje të shumta në tapetin e kuq, kështu që vendosa të presë të gjithë fijet e dëmtuar, të ndaloj lyejen duke i lënë të rriten”-theksoi aktorja. Sweeney fitoi famë pas rolit të saj në serialin “Euphoria” të HBO së bashku me Jacob Elordi, Hunter Schafer dhe të ndjerin Angus Cloud.