Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e ka uruar për albumin e ri, Kejsi Tola rrëfen në ‘Më lër të flas’ raportin me Flori Mumajesin!

E ftuar në ‘Më lër të flas’ ishte këngëtarja Kejsi Tola, e cila njihet si një nga artistet me zërin më të mirë dhe për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Së fundmi, ajo ka publikuar albumin e saj të ri titulluar “Luminous”, i cili përmban pesë këngë të shkruara në gjuhën angleze.

Por, pse u shkëput për një kohë kaq të gjatë Kejsi nga tregu muzikor dhe televizioni?

Ka qenë një zgjedhja ime sepse kam patur shumë ftesa per të folur për këtë shkëputje, por kam qenë duke punuar për këtë projekt. Arsyeja pse morën kaq kohë projektet është sepse janë punuar të gjitha jashtë Shqipërisë. Ka qenë procesi pak më i vështirë.

Në media është përfolur shumë për një lidhje dashurie mes saj dhe producentit Flori Mumajesi, por si qëndron e vërteta?

Me këtë projekt kam folur me Florin dhe më përpara. Ndoshta ka qenë i zënë me punë, nuk ka qenë në Shqipëri ditën e eventit, sepse edhe u shty shumë. Nuk më uroi. Kemi një raport shumë të mirë, e kam thënë gjithmonë mendoj se Flori është një nga njerëzit që ka bërë historinë e muzikës shqiptare. Ne na ka lidhur muzika, kemi kimi shumë të mirë dhe uroj që të kemi një projekt tjetër në të ardhmen.

Si ish-pjesëmarrëse në Eurovision, si e komenton rrugëtimin e Luizit me këngën e tij vite më parë?

Luizi ka qenë përpara meje në Eurovision. Mendoj që është një këngë shumë e mirë. Kohët kur kam shkuar unë, Luizi kanë qenë pak të vështira dhe pjesëmarrjet edhe menaxhimi. Unë mendoj që secili nga ne është munduar të bëjë më të mirën e vet në Eurovision me mundësitë që ka patur.

Kejsi gjithashtu dha mendimin e saj për performancën e Ronelës në Eurovision.

Ronela, unë mendoj që ndodh një gjë me ne shqiptarët, ne më mirë themi fjalët e këqija përpara, nuk mundohemi të jemi pozitiv. Ronela ka qenë një nga më të komentuarat dhe ajo është munduar që të bëjë më të mirën. Kënga e Ronelës është prapë një këngë që fansat e duan shumë.

A është Kejsi në një lidhje dashurie?

Nuk kam të dashur. Kam qenë pak e zënë me albumin këto kohë (qesh).