Caitlyn Jenner është tronditur që nuk ka qenë e ftuar në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker fundjavën e kaluar. Një burim në ekipin e Caitlyn tha për ‘Page Six’ se:
Ajo është e tronditur.
Caitlyn, e cila ka qenë e martuar me Kris Jenner për 22 vjet para se të ndërronte gjini, ndihmoi në rritjen e Kourtney-t dhe motrave të saj. Caitlyn dhe Kris u ndanë në vitin 2014 dhe kjo nuk është hera e parë që ajo lihet mënjanë nga familja. Asaj nuk iu ofrua asnjë kontratë për të marrë pjesë në shfaqjen e tyre më të re Hulu.
Caitlyn në Twitter asokohe tha se:
Sigurisht që nuk ka hatërmbetje. Unë e dua familjen time dhe jam e emocionuar për vazhdimin e shfaqjes. Por u trondita kur mësova përmes shtypit se isha përjashtuar nga emisioni i ri.
Marrëdhënia e familjes me Caitlyn ka qenë paksa e komplikuar vitet e fundit, megjithatë në një intervistë të fundit, ajo tha se raportet e tyre janë të mira dhe se është shumë e afërt me të bijat, Kendall dhe Kylie. Ndërsa nga ana e Kardashians, ajo tha se Kim është ndoshta më e afërta me të.
Caitlyn Jenner ka treguar së fundmi disa nga të pathënat e martesës së Kim Kardashian dhe Kanye West. 72-vjeçarja, tha në “The Pivot Podcast” se:
Ai ishte shumë i vështirë për të bashkëjetuar.
Jenner theksoi, megjithatë, se West kishte qenë në anën e saj kur ajo ndërroi gjini në 2015-ën, por ajo ende e konsideron reperin miliarder një djalë shumë të komplikuar. Së fundmi, Caitlyn është bërë pjesë e një incidenti të pakëndshëm ku teksa ishte akomoduar në një hotel në Beverly Hills, asaj i është mohuar konsumimi i drekës pasi sipas drejtuesve të hotelit kishte veshje të papërshtatshme. Jenner ndau ekpseriencën zhgënjyese me ndjekësit në instagram duke treguar se arsyeja që ajo nuk u lejua të ulej në tavolinë për të konsumuar drekën ishin xhinset e saj të grisura tek gjunjët.