Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni. I pyetur nga Graciano se do ti vinte keq apo jo nëse nuk zgjidhet sonte, ja si shprehet Juli:
Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën
Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet
Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot
Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote
Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim
E një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë ndër ta Alfio Rrotanin dhe Fatjon Kuqarin, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.
Së fundmi Fatjoni, i cili fillimisht pati një afrim brenda shtëpisë me Heidin, ka publikuar një video në Instastory, ku ka bërë një reagim lidhur me këtë situatë.