Food & Drink Health & Beauty

Nuk e dinit?! Çokollata mund t’ju shkaktojë dhimbje koke…

Çokollata mund të shoqërohet me fillimin e migrenës. Çokollata përmban kafeinë, veçanërisht çokollata e zezë. Edhe pse studimet kanë dalë në konkluzionin se çokollata e zezë është e mirë për përqendrimin e vëmendjes apo luftimin e lodhjes, tek disa njerëz mund të shkaktojë dhimbje koke dhe migrenë. Kjo ndodh sepse, në disa raste, kafeina mund të bëjë që enët e gjakut në tru të ngushtohen dhe më pas të zgjerohen, një mekanizëm ky që mund të shkaktojë migrenë.

Tiramina është një aminoacid që gjendet natyrshëm në shumë ushqime, përfshirë çokollatën. Ky përbërës mund të ndikojë në presionin e gjakut dhe nivelet e serotoninës në tru, të cilat të dyja mund të kontribuojnë në zhvillimin e migrenës. Feniletilamina është një përbërës kimik që vepron si një neurotransmetues në tru dhe mund të ndikojë në disponimin dhe mirëqenien e përgjithshme. Megjithatë, tek disa njerëz, feniletilamina gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke dhe migrenë për shkak të efektit të saj në nivelet e endorfinës dhe neurotransmetuesve të tjerë.

Përveç se në parandalimin e sëmundjeve neurodegenerative si Alzheimeri, çokollata mund të shfaqet si një aleat i vlefshëm edhe në luftën kundër mbipeshës. Kjo falë teobrominës, një alkaloid natyral i gjetur në farat e kakaos. Këto janë përfundimet nga një studim i fundit i kryer nga studiuesit kinezë nga Universiteti i Zhengzhout.

Në lidhje me humbjen e peshës, analiza tregon se si teobromina favorizon transformimin e adipociteve të bardha në adipocite të kuqe duke përmirësuar kështu shkëputjen e yndyrës dhe duke kontribuar në uljen e peshës, duke parandaluar kështu çrregullimet e lidhura me obezitetin. Ndërkaq, karbohidratet e fermentueshme, si buka e bardhë, makaronat, patatet e skuqura dhe drithërat janë më të këqija se ëmbëlsirat kur bëhet fjalë për përkeqësimin e shëndetit të dhëmbëve.