Së fundmi, komediani Trevor Noah u shfaq në ‘podcastin’ e Dua Lipa-s, disa javë pasi ata ndezën thashethemet për romancë gjatë një darke intime në New York. Ylli i pop-it dhe prezantuesi u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar. Trevor në ‘podcast’-in e artistes të quajtur “At Your Service” u shpreh se:
Ti ke qenë gjithmonë e mrekullueshme dhe e këndshme.
Aktori u shpreh gjithashtu për paraqitjen e këngëtares në vitin 2018 në Ukrainë në finalen e ‘UEFA Champions League’ duke thënë se:
Më kujtohet se njerëzit ishin si: “Kush dreqin është ajo?” Dhe unë thashë: “Është Dua Lipa! Kjo është Dua Lipa”. Të gjithë ata të moshuar që kishin ardhur për të parë një lojë futbolli dhe u shprehën: “Kush është ky person?” Tani nuk ka njeri në botë që nuk ju njeh. Unë mendoj se udhëtimi është ajo që shumë njerëz nuk e dinë se sa gradual dhe në rritje është si proces.
Komediani e cilësoi Dua-n “një dritë vërtet e mrekullueshme”.
Pra, tani shpresoj vetëm ta shoh më shumë…
Rikujtojmë, se në fillim të këtij muaji, Dua sqaroi se ishte beqare pasi filluan thashethemet për një lidhje me Trevor.
Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jam mjaft egoiste.
Së fundmi këngëtarja shqiptare me origjinë ndërkombëtare është bërë pjesë e fushatës së “Grammy Museum” për edukimin muzikor. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram” vetë ylli i muzikës pop, duke u shprehur shumë krenare.