Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Gjatë realizimit të provës që u ka dhënë dje Vëllai i Madh, Fation Kuqarit i ka ndodhur një incident që e ka detyruar atë që të largohet për pak kohë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. E gjatë kësaj kohe që banori nuk ishte në shtëpi dhe po merrte trajtim mjekësor, Rike Roçi është shprehur se po i ndjen mungesën. Ajo ishte në living së bashku me Erjola Doçin kur u shpreh se nuk e kishte menduar se do i mungonte Fationi.
S’e dija që do më mungonte Fationi. Ndjesi e çuditshme…
Visualizza questo post su Instagram