Një grabitje spektakolare ka ndodhur së fundmi në një dyqan atletesh në qytetin Huancayo të Perusë, ku tre persona hynë në dyqan dhe morën çfarë t’u dilte para, duke arritur të marrin më shumë se 200 atlete. Rezultoi se të gjitha palët e grabitura ishin për këmbën e djathtë.
Pronari i dyqanit tha se 220 atletet e vjedhura kanë një vlerë prej më shumë $13,000, por hajdutët do ta kenë të vështirë t’i shesin pasi janë vetëm të djathta. Grabitja e kryer nga 3 hajdutët është filmuar nga kamerat e sigurisë. Pamjet tregojnë hajdutët që thyejnë drynin në qepenat e dyqanit në mes të natës dhe duke përdorur një biçikletë me tri rrota për të marrë kutitë me atlete të markave të ndryshme. Shefi i policisë lokale Eduan Díaz tha për mediat peruane se:
Ne kemi mbledhur prova në vendngjarje. Gjëja e pazakontë në këtë grabitje është se janë vjedhur altete vetëm nga këmba e djathtë. Me pamjet dhe gjurmët e gishtërinjve, ne do të jemi në gjendje t’i lokalizojmë ata individë.